Prizreni nis përgatitjet për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit

0
601
Foto: Arkiva

Komuna e Prizrenit ka filluar përgatitjet për të dekoruar qytetin për festat e fundvitit.

Bazuar në njoftimin për kontratë të publikuar nga Komuna e Prizren në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, për të dekoruar qytetin për fundvit janë ndarë 30 mijë euro.

“Furnizimi dhe vendosja e Bredhit. Bredhi duhet të jetë i dedikuar për vende publike me lartësi 10m, diameter nw pjeswn e poshtme 6m, nga materiali i celikut, drurit dhe plastikes. Në sipërfaqe të vishet me elemente dekorative ndriçuese (elektrike), sipas planeve detaje dhe kërkesës së organit mbikëqyrës”, thuhet në njoftimin për kontratë.

Kompanitë e interesuara për ta dekoruar qytetin e Prizrenit kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 30 nëntor.

Leave a Reply