Prizreni ndër të parët për vaksinim në nivel Republike

0
434
Foto: Arkiva

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka thënë se qyteti i Prizrenit është ndër të parët në procesin e vaksinimit.

Elezkurtaj ka bërë me dije se nga 2 prilli e deri më sot në Prizren janë vaksinuar 51 mijë e 995 persona.

“Prizreni ndër të parët për vaksinim në nivel Republike
Janë injektuar gjithsej 72606 vaksina.
Ju informoj se nga data 02.04.2021 e deri më datën 04.09.2021 janë vaksinuar gjithsej
51.995 persona.
Ndërsa nga data 11.06.2021 deri më 04.09.2021 me dozë të dytë janë
vaksinuar 21.611 persona.
Edhe pse për shkakë të dobësive që ka sistemi qëndrorë i termineve që udhehiqet nga MInistria e Shendetesise ju bjerë të prisni ndoshta 1-2 orë ju lutem shani por qëndroni dhe vaksinohuni.
Më e arsyeshëme eshtë të pritni për të marrë vaksinën në Qendrat e vaksinimi se sa të pritni 2 orë në doganë kur kthehuni prej detit dhe për ketë sbëni zë .
QKMF mbrenda ditës mostronë në 15 Qendrat e saja rrethë 1300 persona me testin antigen SARS CoV 2
nga të cilat rrethë 130 janë pozitiv në baza ditore pa i llogaritë mostrimet që bënë IRSHP .Gjendja nuk është e mirë edhe në aspektin klinik të pacienteve.Sipas të dhenave nga Spitali i Prizrenit kemi këtë gjendje
Dt: 04.09.2021
171 Pacientë të Hospitalizuar
1 Në respirator
13 CPAP
148 Me 02
164 Konfirmuar Pozitiv
7 Konfirmuar Negativ
0 Pakonfirmuar
16 pacient të vaksinuar me dozen e parë
7 pacient të vaksinuar me dozen e dytë.
4 Exitus letalis(vdekur)konfirmuar pozitiv, në Covid-19.
131 Vizita Ambulatore-C19.
Po ti pyesni këto pacient që janë në respiratorë a e kishit marrë vaksinën ,me lot ndër sy kishin thëne PO
E ju që falë zotit jeni të shëndoshë ç’farë prisni.!”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply