Prizreni me mungesë të respiratorëve

0
627

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një lidhje direkte në Mëngjesi në Kanal10, ka treguar se në këtë komunë janë 128 raste aktive me Covid-19.

Haskuka ka thënë se në përgjithësi po respektohen masat parandaluese kundër Covid-19 nga qytetarët.

“Qe dy muaj edhe spitali rajonal i Prizrenit është duke i trajtuar personat me coronavirus, ndërsa është evidente mungesa e respiratorëve dhe vetëm edhe disa shtretër kanë mbetur për pacientët e infektuar”, njoftoi Haskuka./Kanal10

Leave a Reply