Prizreni i gatshëm për teste serologjike, qe 15 ditë në pritje të lejes nga Ministria e Shëndetësisë

0
541

Kanë kaluar 15 ditë kur Drejtoria e Shëndetësisë pranë Komunës së Prizrenit që ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Shëndetësisë për realizimin e testeve serologjike, shkruan 04 Online.

Ndonëse QKMF-ja në Prizren i disponon dy pajisje laboratorike për realizimin e këtyre testeve, leja nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk është lëshuar.

E si rrjedhojë, Nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu, ka thënë se është ndarë buxheti prej rreth 120 mijë eurove për furnizimin me reagenca për së paku 4800 testime.

“Drejtoria Komunale e Shendetesise e Komunes se Prizrenit, qe nga data 13 korrik ka dorezuar kerkesen zyrtarisht prane Ministrise se Shendetesise per realizimin e testeve serologjike. Komuna e Prizrenit – laboratori i QKMF-se ka dy pasije laboratorike per berjen e ketyre testeve. Vetem njera nga paisjet ka kapacitet per 30 paciente ne ore duke perfshire ketu dy teste IgM dhe IgG, njera tregon rezultatin aktual tjetra tregon historikun. Ne si komune kemi ndare buxhet rreth 120.000 euro per furnizim me reagenca per se paku 4.800 paciente. Natyrisht, akoma po presim pergjigje nga ministria e shendetesise nese do na lejojne apo jo berjen e ketyre testeve. Ne vazhdojme te presim, por qytetaret nuk kane kohe per te humbur, fundja kjo edhe eshte pergjegjesi e qeverise por ama cdo vonese do kete kosto, e kesaj situate, e cila tashme po del nga kontrolli kane filluar ta kuptojne te gjithe shtetasit e Republikes.

Jemi ne pritje akoma, me mire vone se kure!”, ka thënë Shehu./04 Online

Leave a Reply