Prizreni gati për fillimin e vitit të ri shkollor (VIDEO)

0
624
Xhemile Thaçi - Vezgishi - Drejtoreshë e Arsimit

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, ka thënë se ata janë bërë gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021, njofton Klan Kosova.

“Ne si Drejtori e Arsimit në Prizren në kuadër të Komunës kem bërë të gjitha përgatitjet dhe jemi ne fazën përfundimtare për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021”.

“Sa i përket anës teknike janë bërë të gjitha përgatitje, dezinfektimit, pajisjes me mjete e dezinfektuese, vendosjen e shenjëzimeve për ruajtjen e distancës. Gjithashtu kemi bërë edhe përgatitjet tjera sa i përket mësimit duke iu përmbajtur master-planit. Jemi përcaktuar që të vazhdojmë apo të aplikojmë skenarin B që nënkupton prezencë në shkollë dhe mësim online apo i kombinuar”.

“Në Prizren viti i ri shkollor do të fillojë me planin B, që nënkupton skenarin B, është planifikuar që të fillohet klasa e parë, e dytë, e tretë, e gjashtë dhe e dhjetë. Këto klasa fillojnë në shkolla”.

“Klasa tjera, më 7 shtator fillojnë klasa e katër dhe e pestë, ndërsa më dhjetë shtator vazhdon klasa e shtatë, tetë, nëntë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë”.

“Klasa e katër dhe e pestë nuk do të fillojë mësimin më 1 shtator do të vazhdojë me 7, në ditët kur nuk do të jenë të kyçur do të vazhdojnë të mbajnë mësimin online. Ne kemi marrë vendim në Komunë që të kemi mësim të unifikuar që të mos kemi laramani në viset urbane dhe në rurale. Ne do të vazhdojmë me të gjitha nivelet e procesit mësimor”, ka thënë Thaçi-Veseli në rrjetin social Facebook.

Leave a Reply