Prizren, personi që humbi betejën me COVID-19 është Agim Hoxha nga fshati Randobravë

0
502

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, ka ndërruar jetë.

I ndjeri ishte mësues nga fshati Randobravë dhe aktivist i LDK-së në Prizren.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, i cili ka thënë se kemi humbur një aktivist të devotshëm.

““Lidhja Demokratike e Prizrenit ka humbur aktivistin e devotshëm, ish-kryetarin e nëndegës së fshatit Randobravë, mësuesin dhe qytetarin e përkushtuar për dije, arsim e përparim të vendit të vet, Agim Hoxha, i cili sot ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare.
Agimi do të mbetët në kujtesë si njeri pozitiv e optimist, i dashur dhe bujar, mik e shok i sinqertë dhe aktivist e veprimtar i palodhur. E donte Kosovën dhe besonte në të ardhmen e saj.
Do të na mungoi shumë.
Dega e LDK-së së Prizrenit i shprehë ngushëllime të sinqerta familjes Hoxha”, ka thënë Quni./04 Online

Leave a Reply