Prizren: Opozita nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për buxhetin e vitit të ardhshëm

0
478

Ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, për shqyrtimin dhe miratimin e propozim – buxhetit për vitin 2022.

Në mbledhjen e thirrur nga kryesuesi, Sulltan Badalli, nuk kanë marrë pjesë asambleistët e opozitës.

Lidhur me këtë ka reaguar asambleisti i LVV-së, Kranfil Haxhillari, i cili ka thënë se në këtë seancë janë paraqitur vetëm 10 nga 27 asambleistët që kanë nënshkruar për mbajtjen e kësaj seance.

“Seanca e Kuvendit në Prizren: 27 nënshkrime në listën e pjesmarrjes,10 kuvendar në seancë të kuvendit.
Pika e rendit të ditës: Buxheti për vitin 2022
Vlersojeni vet të nderuar qytetar!”, ka thënë Haxhillari.

Seanca e jashtëzakonshme ishte thirrur me këtë rend të ditës:

“1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2022, si dhe parashikimi për vitet 2023 dhe 2024;

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit Nr. 01/011-3257 të datës 30 prill 2009, për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të planit detal urbanistik të lagjes “Jaglenica” në Prizren.
  2. Shqyrtimi dhe miratimi propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-141370 të datës 09 shtator 2021, për rialokimin e mjeteve të pashpenzuara nga investimet kapitale, nga Granti Qeveritar dhe të hyrat vetanake për vitin 2021″, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04 Online

Leave a Reply