Prizren, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kontrabandim me migrantë

0
485

I caktohet një muaj paraburgim një personi të dyshuar për kontrabandim me migrantë, njofton Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për medie.

“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale I.XH. nga Mitrovica në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 13.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri më datën 12.09.2020.

Gjykata shton se I.XH., me datë 13.08.2020 rreth orës 20:50 minuta në afërsi të fshatit Vërmicë, Komuna e Prizrenit, me rastin e kontrollit të veturës të tipit “VË Tauran” me mbishkrimin Taxi, është hasur duke transportuar për në Mitrovicë shtetasit sirianë, të cilët ilegalisht kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, të gjitha këto me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, i cili enkas nga Mitrovica ka ardhur në Prizren me qëllim të transportit të personave në fjalë, kjo e arsyeton dyshimin e bazuar se me qëndrimin në liri do të përsërisë veprimet kundër ligjore, andaj caktimi i masës së paraburgimit nga kjo bazë ligjore është e arsyeshme dhe e domosdoshme për mbarëvajtjen e kësaj procedure penale”, thuhet në komunikatë./04 Online

Leave a Reply