Prizren, nga sot në QKMF mund të kryhen analizat e vitaminës D, B, B12 dhe analizat e heliobakterieve

0
465

Komuna e Prizrenit nga sot ka filluar të ofrojë edhe një shërbim të ri në Kujdesin Parësor Shëndetësor, thuhet në njoftim përcjell 04 Online.

“Analizat e vitaminës D, B dhe B12, si dhe analizat e heliobakterieve tani e tutje do të mund të kryhen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Me këtë rast, komuna e Prizrenit bëhet komuna e parë me ofrimin e analizave të tilla në institucionet e kujdesi parësor shëndetësor, ku qytetarët do të mund të përfitojnë nga këto shërbime me kosto shumë më të arsyeshme se sa ato që bëhen në ordinanca private.

Ndërkohë, për rastet jourgjente të analizave të tumormarkerëve, të cilat kanë filluar të ofrohen kohë më parë, do të ofrohen shërbime vetëm ditëve të shtunë, në mënyrë që të evitohet numri i madh i kërkesave gjatë javës”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply