Prizren, ndalohen 9 persona për mos respektimin e masave kundër pandemisë

0
500
Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka ndaluar nëntë persona në Prizren për mos respektim të vendimeve të qeverisë për luftimin e pandemisë, shkruan 04 Online.

Ndaj të dyshuarve është inicuar procedurë e rregullt.

Njoftimi i Policisë:

“· Rr. Rifat Ukimeri, Prizren 12.08.2020-01:30. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuare nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Rifat Ukimeri, Prizren 12.08.2020-01:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Faik Konica, Prizren 12.08.2020-01:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Pal Paluca, Prizren 12.08.2020-23:45. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Saraçëve, Prizren, 12.08.2020-23:40. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. I njëjti pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Ankara, Prizren 12.08.2020-23:10. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë./04 Online

Leave a Reply