Prizren: Mobilizim i madh i grave të Nismës për zgjedhjet e 6 tetorit. Mbështesin fuqishëm kandidatët për deputet

0
127

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, sot mbajti takim me gratë e NISMA’s, temë kryesore gjatë takimit ishin zgjedhjet e 6 Tetorit, thuhet në njoftimin e Nismës në Prizren.

“Në këtë takim, Kryetari i Degës, Zafir Berisha, duke falenderuar gratë për angazhimin dhe kontributin të dhënë, tha mes tjerash se gratë nuk janë thjeshtë numër në NISMA, ato kanë treguar se janë përfaqësuese të denja në të gjitha shkallët e pushteteve, andaj angazhimi i tyre në jetën politike është e drejtë dhe jetike për ndërtimin e një shteti ligjorë.

Kryetarja e Gruas, njëherit kandidate pë deputete, Albulena Balaj Halimaj, tha se gratë janë e do të mbeten themeli bazë,ku ngrihen te gjitha vlerat dhe cilësitë me të mira të shoqërisë, andaj angazhimi dhe kontributi i juaj është garancë e sukseseve të NISMA’s.

Kandidatja për deputete, Arbana Hoti Hajdaraj, tha se NISMA është mundësia më e mirë të gjitha ato gra që duan të kontribuojnë, për një shtet të fortë dhe një të ardhme më të mirë.

Gratë Prizrenase, konfirmuan edhe njëherë mbështetjen e tyre të fuqishme për NISMA Socialdemokrate”, thuhet në njoftim./04 Online

Fotografia e NISMA Socialdemokrate - DEGA Prizren
Fotografia e NISMA Socialdemokrate - DEGA Prizren
Fotografia e NISMA Socialdemokrate - DEGA Prizren

Leave a Reply