Prizren: Mbi 1 milion euro dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe breshëri

0
459

Komisioni i përbashkët mes Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore të breshërit dhe vërshimeve në kultura dhe prona bujqësore, ka përgatitur raportin përfundimtar pas vlerësimeve në terren.

Nëpërmjet të faqes zyrtare të komunës së Prizrenit, njoftohet se evidentimi i dëmeve është bërë në datat 22-25 maj në Medvec, Zojz, Randobravë, Krushë e Vogël, Sërbicë e Poshtme, Landovicë, Nashec, Atmaxhë, Kobaj, Vlashnje, Caparc, Piranë, Gjonaj dhe fshatrat përreth.

“Metodat që janë aplikuar gjatë vlerësimit kanë qenë: përcaktimi i kulturës, sipërfaqja e kulturës së dëmtuar, rendimenti mesatar për tri vitet e fundit, përqindja – shkalla e dëmtimit dhe shqyrtimi i çdo të dhëne në baza individuale”, thuhet ne njoftim.

Sipas kësaj, komisioni ka dalur në përfundim duke evidentuar dëme në 393 fermerë, ku shuma e përgjithshme e dëmit arrin në 1,093,582 euro.

Raporti i dëmeve të hartuar nga komisioni i është dërguar Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila do të jetë përgjegjëse për kompenzimin e tyre, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Leave a Reply