Prizren: Katër ish-drejtorë të Komunës nën akuza për degradim të hekurudhave

0
198
Foto: Arkiva - Komuna e Prizrenit

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave, që të gjithë të dyshuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteti zyrtar.

Nga shtatë të akuzuarit katër të akuzuar  janë ish drejtorë të Komunës në kohën kur Prizreni udhëhiqej nga PDK me kryetar Ramadan Mujën, ndërsa një inspektor komunal B.K., ish kryeshefi  i Infrakosit A.TH. i zgjedhur në Janar të vitit 2012, dhe N.A Menaxheri i patundshmërive  dhe bashkëpunëtor profesional janë të akuzuarit tjerë nga Prokuroria e Prizrenit.

Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit; Nijazi Kryeziu, ish drejtor i Urbanizmit; Visar Islamaj, ish drejtor i Urbanizmit në Prizren dhe Bujar Nerjovaj ish drejtor i Inspektoratit në Prizren, janë ish drejtorët që po akuzohen nga Prokuroria e Prizrenit.

Sadik Paçarizi, Nijazi Kryeziu dhe Bujar Nerjovaj nuk është hera e parë që po përballen me akuzat e Prokurorisë për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sadik Paqarizi është i bashkë akuzuar me ish kryetarin Ramadan Muja në një proces të gjatë gjyqësor që nga viti 2014./Kallxo.com

Leave a Reply