Prizren/Kanosi të birin se do ta vriste, dënohet me një vit burgim

0
225
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me një vit burgim R.S., për veprën penale kanosje.

R.S. akuzohet se më 9 shtator e kishte kërcënuar të birin se do ta vriste me sëpatë. Ai kishte goditur me sëpatë një objekt në afërsi dhe i ishte drejtuar me fjalët “shtëpia është e imja, kam me ju mbyt, kam me ju kall”.

Gjykata e ka dënuar R.S. me një vit burgim, ndërsa i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 9 shtator.

Leave a Reply