Prizren, hajnat të maskuar vjedhin para dhe kartela bankare

0
466
Foto: Ilustrim

Në një shtëpi në Prizren persona të dyshuar me maska kanë depërtuar me forcë duke vjedhur një sasi të parave dhe kartelave bankare.

Policia është njoftuar me rastin, për të cilin edhe ka filluar hetimet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty i kanë grabitur para të gatshme, disa kartela bankare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply