Prizren, fillon shenjëzimi i rrugëve

0
416

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në vazhdën e punimeve, ka filluar realizimin e projektit “Vendosja e Shenjëzimit Horizontal dhe Vertikal”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit, transmeton 04 Online.

“Në kuadër të këtij projekti, në hyrje dhe dalje të Prizrenit janë vendosur shirita vibrues dhe shenjëzime horizontale e vertikale. Këto punime së shpejti do të realizohen edhe në fshatrat e komunës së Prizrenit.

Përmes këtyre aktiviteteve, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim./04 Online

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkkprizren%2Fposts%2F1450270241840575&width=500

Leave a Reply