Prizren, fillon regjistrimi i fëmijëve në çerdhen e parë publike në lagjen “11 Marsi”

0
1170

Nga sot fillon regjistrimi i fëmijëve (3-6 vjeçar) në çerdhen e parë publike në lagjen “11 Marsi”, pranë shkollës fillore “Lekë Dugagjini”, në Prizren, thuhet në njoftim, transmeton 04 Online.

“Numri i fëmijëve, të cilët mund të regjistrohen në kopsht është gjithsej 160 (120 fëmijë në gjuhën shqipe, 20 në gjuhën boshnjake dhe 20 në gjuhën turke).

Kopshti ka staf profesional, të përgatitur për ofrimin e gjitha shërbimeve edukative, kognitive (njohëse), emocionale dhe shëndetësore (edukatoret e kualifikuara, pedagogun, psikologun dhe mjekun). Raporti edukatore-fëmijë është 2:22. Qëndrimi i fëmijëve në kopsht është tërë ditor.

Informacionet për kushtet për regjistrim si dhe për dokumentacionet e nevojshme mund të gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Lajmerim-per-regjistrimin-e-femije…

Regjistrimi i fëmijëve bëhet çdo ditë pune nga ora 10:00 – 15:00 në objektin e çerdhes në lagjen 11 Marsi. Afati i fundit për regjistrim është data 20 gusht 2020″, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply