Prizren, dy të arrestuar për mosrespektim të masave gjatë pandemisë

0
431
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi nuk kanë respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Siç është bërë e ditur nga Policia, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i PK-së:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

· Prizren 22.05.2020 – 01:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

· Prizren 22.05.2020 – 09:50. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Leave a Reply