Prizren: Dy punëtorë të një fabrike dhe një polic, janë të infektuarit me COVID-19

0
434

Në komunën e Prizrenit sot janë shënuar edhe tri raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 124 numrin total të të infektuarve.

Të infektuarit e sotëm të cilët kanë rezultuar pozitiv janë dy punëtorë të një fabrike dhe një polic, të cilat janë raste kontakti.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili në një lidhje telefonike në RTV Dukagjin, tha se qytetarët po vazhdojnë të grumbullohen dhe sipas tij, qytetarët janë relaksuar shumë.

Prizreni është komuna e dytë më e infektuar nga koronavirusi në Kosovë.

Vlen të theksohet se sonte janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Leave a Reply