Prizren: Drejtoria e Inspektorateve fillon inspektimin e pikave të karburantit

0
43

Drejtoria e Inspektorateve pranë Komunës së Prizrenit nga ky vit ka filluar inspektimin e pikave të karburanteve për verifikimin e afateve të vulosjes së dorëzave për mbushjen e derivateve.

Këtë e ka bërë ditur vet Drejtori i Inspektorateve, Edon Muçaj i cili ka thënë se vulosja e dorëzave për mbushje të derivateve realizohet në laboratorët e licencuar.

“Drejtoria e Inspektorateve që nga fillimi i muajit janar 2021, ka filluar me inspektimet e pikave të karburanteve për verifikimin e afateve të vulosjes së dorezave për mbushjen e derivateve.
Vulosja e dorezave për mbushje të derivateve, realizohet nga laboratorët e licencuara, me ç’rast mundësohet mbrojtja e konsumatorëve në aspektin e kuantitetit (sasisë) së derivateve!”, ka thënë Muçaj./04 Online

Leave a Reply