Prizren, dezinsektohen hapësirat publike në qytet dhe zona periferike, gjatë kësaj jave bëhet deratizimi

0
516
Foto: Ilustrim

Gjatë fundjavës nën menaxhimin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është bërë dezinsektimi i hapësirave publike në qytet dhe zona periferike të Prizrenit, i cili ka për qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik i qytetarëve, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit, transmeton 04 Online.

“Dezinsektimi ka filluar nga Parku i Qytetit, duke vazhduar tek Varrezat e Qytetit dhe lagje të ndryshme si Bajram Curri, Arbana, Ortakolli, Petrova, Dardania, Lagjja e Trimave, Kurillë, në Shatërvan e pjesë të ndryshme të qytetit, me ç’rast është realizuar në tërësi faza e parë e dezinsektimit.

Brenda kësaj jave do të fillojë edhe faza e deratizimit të kanalizimeve”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply