Prizren, banorët e lagjes “Kurillë” në hall nga problemet që i janë shfaqur në rrugën “Lulzim Rexhepi”

0
526

Pikërisht para gjashtë muajve një lexues i rregullt i 04 Online kishte raportuar për dëmtimin e rrugës, në cilën ishte krijuar një gropë, e cila po shkaktonte probleme për automjetet dhe si rrjedhojë edhe për kalimtarët.

I menjëhershëm ishte reagimi i organeve gjegjëse, duke e sanuar gropën, por kjo nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj. Për shkak të punimeve të dobëta, në të njëjtin vend është krijuar gropa, duke rikthyer problemet e njëjta.

Banorët e kësaj lagje, përkatësisht të kësaj rruge, mbesin me shpresën se intervenimi do të bëhet shumë shpejtë, me qëllim të eliminimit të kësaj grope dhe rrezikut që ajo mund të bartë./04 Online

Leave a Reply