Prizren: Autostrada Biennale vjen me programin e saj te edukimit

0
48

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” me kënaqësi publikon programin e saj te edukimit joformal dhe informal.

Autostrada Biennale nuk është vetëm një rrugë, është udhëtim që i bashkon njerëzit.

Autostrada Biennale e ka bërë qytetin dhe qytetarin pjesë tejet të rëndësishme të organizimeve të saj, duke i përfshirë ata, pavarësisht përkatësisë nacionale, fetare dhe kulturore, sepse ky ka qenë edhe vetë qëllimi i këtij organizimi, thyerja dhe zhdukja e kufijve, si dhe gjithçka që konsiderohet të jetë tabu në shoqërinë tonë.

Ne me qytetarët dhe partnerët tanë strategjikë krijuam hapësira të reja ekspozimi, edukimi joformal, diskutimi dhe hapësira të reja reflektimi, duke stimuluar në këtë mënyrë lirinë e shprehjes, këmbimin kulturor, mendimin kritik dhe ruajtjen e tolerancës ndërkulturore e ndëretnike, me qëllim të promovimit të mendimit demokratik, të ruajtjes së mjedisit dhe të vlerësimit të trashëgimisë kulturore.

Autostrada Biennale vepron nëpërmjet tri programeve kryesore: Ekspozita Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Programi i Edukimit dhe Projektet në Bashkëpunim.

Edicioni i dytë i bienales përfshinë performanca, video projeksione, skulptura, instilacione arti, piktura, vizatime, ligjërata, punëtori, konferenca rajonale dhe shumë aktivitete të tjera edukative.

Shumë nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme, si dhe universitetet do të vizitojnë ekspozitat të cilat janë te shperndara në të gjithë qytetin.

Fëmijët, të rinjtë dhe studentët gjatë këtyre vizitave do te kene mundësinë të bëjne pyetje, të reflektojne rreth qytetit dhe trashegimise kulturore, barazise gjinore, te drejtave te njeriut dhe konceptit te hapësirave të gjelbërta.

Programi i edukimit joformal i Autostradës Bienale si qëllim kryesor ka edukimin e brezave të rinj në frymën e artit bashkëkohor duke e nxitur mendimin kritik, ndërsa parim kryesor ka gjithëpërfshirjen, pra një program i cili është për të gjithë. Të gjitha aktivitetet do te udhëheqen nga ekspertë të fushave dhe ofrohen falas për të gjithë.

Një program i ri gjatë edicionit të dytë quhet “Ditët e familjes” ku prindërit inkurajohen të vizitojnë ekspozita dhe të marrin pjesë në programin edukativ së bashku me fëmijët e tyre.

Me realizimin e ligjëratave, debateve dhe punetorive, studentët do ta kene bienalen si një pikënisje për krijimin e kontakteve të reja, bashkëpunimeve të reja me kuratorë dhe artistë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Nga edicioni i parë bienalja nxiti shumë debate dhe lëvizje që kanë për qëllim përdorimin e artit si formë të shprehjes dhe artikulimit të debateve shoqërore. Në këtë formë bienalja e rriti edhe ndikimin e saj duke u shndërruar në një lëvizje të gjerë shoqërore për emancipim dhe edukim.

Ekspozita e Autostrada Biennale, kuruar nga Giacinto Di Pietrantonio është e hapur deri më 21 shtator dhe mund ta vizitoni atë çdo ditë përveç të hënave nga 12:00 deri në ora 18:00.

Me poshte mund ta gjeni videon e programit te edukimit:

Leave a Reply