Prizren, arrestohet burri pasi dyshohet se rrahu gruan e tij

0
444
Foto: Ilustrim

Në Prizren është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:35.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply