Prizren, arrestohen tre persona të dyshuar për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës

0
473
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën në Prizren kanë arrestuar tre persona të dyshuar për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Vesli Klark”, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë dhe më pas kanë pengua zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur në sheshin “Shatërvan”, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë dhe më pas ka pengua zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply