Prizren, arrestohen pesë persona, dyshohen për sulm ndaj policëve

0
454
Foto: Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar në Prizren si të dyshuar për sulm ndaj dy policëve.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës”, njofton Policia e Kosovës.

“Zyrtarët policor gjatë ballafaqimit me ta kanë pësuar lëndime trupore”.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Leave a Reply