Prizren: Arrestohen 5 kamerierë, dyshohet se shpërndanin para false

0
321
Foto: Ilustrim

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, bazuar në informacione të marra nga rrugët operative,  ka realizuar një operacion mbi dyshimin se pesë persona me profesion kamarierë, janë të përfshirë në  veprën penale “Falsifikim i parasë”, gjegjësisht pesë të dyshuarit po shpërndajnë para të falsifikuara metalike prej dy euro.

Dje hetuesit kanë bërë kontrollin e katër personave të dyshuar si dhe kanë kryer kontrollin e  shtëpisë së personit të pestë të dyshuar, si i dyshuari kryesor i rastit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

Njëqind e nëntëdhjetë e pesë (195) para metalike nga dy (2) euro (të dyshuara si të falsifikuara) dhe Pesë (5) telefona mobil të dyshuarve,

Bazuar në dëshmitë dhe të gjeturat, të njëjtit dyshohet se janë kryerës potencial të kësaj vepre, ku vetëm gjatë muajit tetor 2021,  kanë shkëmbyer herën e parë 300.00 EUR origjinal të fituara për 400.00 EUR false,  që i kanë shpërnda, herën e dytë 200.00 EUR origjinal për 300.00 EUR false, si dhe herën e tretë 400.00 EUR origjinal për 550.00 EUR false. Të pesë të dyshuarit në bashkëpunim, me qëllim të përfitimit material, kanë shpërnda para të falsifikuara dhe paratë origjinale të fituara nga vepra penale “Falsifikim i parasë”, i kanë ndarë në pjesë të barabarta, në pesë pjesë”, njofton tutje policia.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, me vendim për ndalim nga prokurori kompetent, të pesë të dyshuarit janë dërguar në  ndalim policor  për 48 orë.

Leave a Reply