Prizren: Arbana Hajdaraj dhe një grup i grave intelektuale aderojnë në Nisma

0
72

Sot në ambientet e selisë së NISMA’s në Prizren, kryetari i degës Zafir Berisha, kryetarja e gruas Albulena Balaj Halimaj dhe një pjesë e kryesisë së degës, i uruan mirëseardhje ekonomistes, znj.Arbana Hajdaraj dhe një grupi të grave intelektuale, njofton Nisma Socialdemokrate në Prizren.

“Kryetari i degës, Zafir Berisha, duke i uruar mirëseardhje aderueseve të reja tha se ardhja e tyre është vlerë e shtuar për subjektin tonë, mes tjerash kryetari Berisha tha se NISMA është një mundësi e mirë për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë për një të ardhme të mirë dhe të ndritshme.

NISMA Socialdemokrate është subjekt i vetëm i kthimit të shpresës së qytetarëve dhe në të njejtën kohë të rreshtohesh përkrahë njerëzve si Zafir Berisha dhe Fatmir Limaj është nder dhe previlegj shumë i madh. Këta janë heronjë të luftës dhe të paqes shtoi Arbana Hajdaraj.

Kryetarja e gruas, Albulena Balaj Halimaj, falenderoi znj.Hajdaraj dhe aderueset e reja, duke i dëshiruar mirëseardhje, i ofroi mbeshtetje të plotë gjatë rrugëtimit të përbashkët politik.

Nisma tashmë është kthyer në subjektin politik më të besuar në vend, programit të së cilës çdo ditë po i bashkohen qytetarë të shumtë!”, thuhet në njoftim./04 Online

Fotografia e NISMA Socialdemokrate - DEGA Prizren
Fotografia e NISMA Socialdemokrate - DEGA Prizren
Fotografia e NISMA Socialdemokrate - DEGA Prizren

Leave a Reply