Prizren, administrata komunale nga e hëna me orar dhe staf të reduktuar nga 09:00 deri në 15:00

0
490

Komuna e Prizrenit njofton të gjithë qytetarët e saj se nga data 4 maj 2020 (e hënë), puna në administratën komunale do të ofrohet me orar dhe staf të reduktuar nga 09:00 deri në 15:00.

Ky orar do të vlejë deri në një vendim tjetër që do të merret nga Drejtoria e Administratës.

Qytetarët që i kryejnë shërbimet në administratën komunale janë të obliguar që t’i respektojnë masat mbrojtëse kundër pandemisë, duke ruajtur distancën me të tjerët dhe duke qenë të pajisur me maska dhe dorëza mbrojëse.

Ndërkohë ofrimi i shërbimeve online do të vazhdojë edhe më tej, ku qytetarët po ashtu do të mund t’i dorëzojnë kërkesat, ankesat apo çështjet e tjera, në formë elektronike nëpërmjet e-mail adresës: administrata.kpz@rks-gov.net.

Leave a Reply