Prizren, 7 persona rrahen mes vete

0
434
Foto: Ilustrim

Shtatë të dyshuar meshkuj janë përfshirë në një përleshje fizike në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, raporton PrizrenPress.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ku gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar është gjetur një armë me një karikator me katër fishekë, dy thika dhe një çelës gome, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve i cili kishte në posedim armën dhe kishte shtënë me të është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com

Leave a Reply