Pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova prej Merdares

0
36

Me përfundimin e festave të fundvitit, edhe mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kaluara në Kosovë. E kjo ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjata në kufi.

Si edhe në të shumtën e rasteve, gjendja më problematike është në pikën kufitare të Merdares.

Duhen 2 deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova prej kësaj pike kufitare, transmeton Koha.net.

Aty ka pritje deri në dy orë për të dalë nga territori i Kosovës, teksa kolonat kanë shkuar deri në një kilometër.

E megjithatë, për të hyrë nga kjo pikë kufitare në Kosovë duhen vetëm 3 deri në 5 minuta.

Këtu gjeni më shumë detaje 

Leave a Reply