Pritet javë e ftohët, temperaturat do shkojnë deri në minus 12 grandë Celsius

0
33

Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë javës. Në fillim të javës mbetet shumë ftohtë, më pas temperaturat në rritje. Nga e premtja priten mundësi edhe për të reshura shiu.

Sipas Prishtina Weather në ditët e ardhshme mbi vendin tonë shtrihen fusha anticiklonike që mundësojnë mot më stabil, mirëpo masat e acarta polare mbeten ende prezente duke mbajtur temperaturat minimale thellë nën vlera mesatare.

Ndërkohë nga Mesdheu dhe Afrika veriore fillojnë të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore, që në pjesën e dytë të javës shtrihen edhe mbi vendin tonë, duke rritur gradualisht temperaturat edhe mbi vlera mesatare. Deri në fundjavë pritet edhe depërtimi i një cikloni nga Atlantiku mbi Itali, që nga dita e premte mundëson edhe të reshura shiu, e në vise malore të borës.

Në ditët në vijim, shkaku i kushteve jo shumë të favorshme meteorologjike, në aspektin e qarkullimit ajror, koncentrimi i ndotësve ajror do të jetë më i lartë pranë sipërfaqes tokësore, e që do të përkeqësoj indeksin e cilësisë së ajrit ku do të mbetet kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

18.01 – Mot shumë i ftohtë, në mëngjes pjesërisht vranët, me mundësi për ndonjë rrebesh të dobët bore. Gjatë ditës më shumë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

19.01 – Pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime. Në mëngjes shumë ftohtë.

20.01 – Mot i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.

21.01 – Kryesisht me vranësira. Në mëngjes ftohtë. Mbrëmjes në perëndim të vendit mundësi për reshje shiu.

22.01 – Kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu, që më vonë në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rritje, me minimale që zbresin deri në -12C të martën, e deri të premte rriten edhe në +2C. Maksimalet gradualisht në rritje nga -4C deri në 8C ditën e premte.

Do të fryj erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s, e në pjesën e dytë të javës nga juglindja e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e më pas në rënie.

Leave a Reply