Prishet jarania me Ramën, Thaçi tash afrohet me Metën

0
35

Konferenca për media në Ohër ku Edi Rama sulmoi publikisht liderët kosovarë në prani të Vuçiqit për shkak se refuzuan t’i bashkohet iniciativës për minishengenin ballkanik, ka prishur raportet e Thaçit me Edi Ramën të cilët viteve të fundit ishin shndërruar në një jarani të vërtetë. Sot në Tiranë është shfaqur një pamje tjetër. Atje Presidenti Thaçi është parë shumë i afërt me Presidentin Ilir Meta.

Sot u mbajt në Tiranë konferenca ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen” të organizuar në bashkërendim me Departamentin e Shtetit të SHBA.

Të pranishëm ishin liderë e përfaqësues të disa vendeve të Rajonit si nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut etj.

Ndërsa në fokus të konferencës ishin çështjet dhe bashkëjetesa fetare, ra në sy se shpeshherë presidenti Meta dhe homologu i tij në Kosovë, Hashim Thaçi, të cilët diskutonin “vesh më vesh”, ndërsa ishin ulur krah njëri-tjetrit.

Madje, ata kanë shpeshtuar bisedat me zë të ulët edhe kur fliste kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kujtojmë se së fundmi, të dy liderët kanë pasur përplasje me kryeministrin Edi Rama.

Thaçi pas kritikave për pjesëmarrjen e Shqipërisë pa Kosovën në samitin për minishengenin ballkanik në Ohër, ndërsa Meta për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply