Presidenti Thaçi nderon Halil Kastratin për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit

0
464

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ndarë çmimin për kontributin e dhënë në fushën e humanizmit për Shoqatën e Bëmirësisë “Jetimat e Ballkanit”, udhëheqësit të kësaj shoqate, Halil Kastrati.

Vet Kastrati e ka bërë të ditur njoftimin për ndarjen e çmimit.

Njoftimi i plotë:

Faleminderit z. President Thaçi

Jam shumë i lumtur që puna veprimtaria jonë bamirëse e nisur 10 vjet më parë, tashmë është institucionalizuar.

Falë punës së palodhshme të stafit “Jetimat e Ballkanit” dhe bamirësve shqiptarë anë e kënd globit, arritëm që të kemi bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore.

Ky bashkëpunim po vlerësohet nga të gjithë.

Në prag të Kurban Bajramit, një vlerësim të tillë na e bëri edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke na ndarë çmim për kontributin në fushën e humanizmit.

Ky çmim shkon për të gjithë ju bamirës.
Faleminderit President.
Faleminderit bamirës.
Zoti ju shpërbleftë të gjithëve

Leave a Reply