Presidenti Thaçi falënderues ndaj Policisë së Kosovës për angazhimin e tyre në këto 21 vjet

0
63

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur sot ditën me një dedikim për Policinë e Kosovës, me rastin e 21 vjetorit të themelimit.

Ai është shprehur mirënjohës ndaj tyre, për punën dhe angazhimin në këto 21 vjet, njofton Klan Kosova.

”Faleminderit afër 19 mijë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës – të uniformuar dhe civilë, për punën dhe angazhimin e tyre në këto 21 vjet”, shkruan Thaçi, mesazh të cilin e ka shoqëruar me një fotografi.

Leave a Reply