Presidenca reagon ndaj deklaratës së Petar Petkoviq lidhur me kishat serbe në Kosovë

0
285

Shefi i Zyrës së Presidencës, Blerim Vela ka reaguar ndaj deklaratës së drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq se një numër i madh i kishave serbe në Kosovë kanë qenë të ekspozuara nga “sulmet dhe përdhosjet”.

Vela përmes një postimi në Twitter ka thënë se zyrtarët e Serbisë po vazhdojnë fushatën e tyre dezinformuese.

“Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë kampanjën e tyre të dezinformuese me pretendime të pabazuara, të cilat vetëm rrisin tensionet midis vendeve tona. Kosova ka dëshmuar prej shekujsh harmoni ndër fetare dhe është e përkushtuar për të mbrojtur trashëgiminë e saj kulturore-fetare”, ka shkruar Vela. /Telegrafi/

Leave a Reply