Premtimi i Shaqir Totaj: Pronat publike që i shfrytëzojnë partitë politike nuk do ta kenë qiranë 1 euro

0
84

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka premtuar se nëse fiton nga balotazhi, do t’u jap në shfrytëzim pronat publike partive politike.

Ai shtoi se këto prona nuk do të jepen pa pagesë.

“Në të ardhmen, pronat publike të cilat I kanë shfrytëzuar partitë politike më herët, nuk e përjashtoj mundësinë me ua dhënë partive politike ato, por jo pa pagesë, me një çmim normal të tregut. 1 euro nuk vjen në shprehje, por një çmim normal të tregut”, tha Totaj.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Prizrenit, diskutojnë në #DebatPernime për balotazhin e 14 nëntorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Prizren: Mytaher Haskuka nga Lëvizja vetëvendosje (LVV) dhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor në Prizren, kandidati i LVV-së Mytaher Haskuka ka marrë 40,41% të votave, kurse Shaqir Totaj nga PDK-ja ka siguruar 31,36 %./Kallxo.com

Leave a Reply