Policia thirrje qytetarëve: Përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet

0
315

Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës, po kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre kushtetuese, ligjore dhe administrative duke u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ruajtjen e shëndetit publik në këtë kohë pandemie.

Policia e Kosovës përveç kësaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit për t’iu përmbajtur udhëzimeve të institucioneve shëndetësore e vendimeve të institucioneve, për ta ruajtur shëndetin dhe jetën duke respektuar udhëzime e vendime që janë në të mirë të të gjithëve.

“Policia do të vazhdojë të zbatojë Ligjin AntiCOVID, përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Leave a Reply