Policia shqipton 191 tiketa për mosrespektim të masave anti-Covid në Prizren

0
334

Policia rajonale ne Prizren ne zbatim te masave Anti COVID-19

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren në një komunikatë për media ka njooftuar se po vazhdon me aktivitete e saja ne zbatim te vendimit te fundit te Qeverise se Republikës se Kosovës, të datës 28.08.2021.

Në realizim të masave te përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia rajonale në Prizren, ka ndërmarrë masa për kontroll duke zbatuar vendimin e Qeverisë se Kosovës.
Gjatë zbatimit të këtyre masave, njësitë policore janë angazhuar, dukë monitoruar zbatimin e
masave nga qytetarët, sidomos në respektimin e orarit të kufizimit të qarkullimit të qytetarëve nga
ora 22:00-05:00. Veprimtaria e policisë ishte në të gjitha fushat duke kontrolluar respektimin e orarit
së bashku më Inspektor sanitar dhe ata Komunal, kontrollimin për posedimin e maskave dhe
distancës sociale.
Në aktivitetin e punës, zyrtarët policor gjatë 24-orëvë kanë gjetur parregullsi dhe për këtë janë
shqiptuar gjithsej 191 fletëparaqitje për mos respektim të masave për qytetarët të cilët nuk kanë
respektuar kërkesat nga vendimi i Qeverisë. Po ashtu gjate kësaj periudhe kohore janë shqiptuar
edhe 211 gjoba ne trafik për kundërvajtje te ndryshme ndaj shkelësve te ligjit!
Andaj, Drejtoria Rajonale ne Prizren, do te vazhdoj me aktivitet te tilla edhe ditëve ne vijime, në
parandalimin dhe respektimin e masave Anti Covid-19,sipas vendimit te Qeverise se Republikës se
Kosovës!
Andaj Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, fton qytetare qe te bashkëpunojnë me policin dhe
nëse kanë informacione se ka persona ,apo vende te ndryshme nuk po respektohen masat Anti-
Covid19,te rraptojnë menjëherë policinë ,apo stacioni ma te afërt, apo mes linjën se telefonit 192 si
dhe për mese aplikacionit digjital Lajmëro Policinë Më qellim te ndërmarrjes se veprimeve te
menjëhershme sipas ligjit antcovid-19.Te dhënat e juaja do te ruhet ne kofidencialitet te plotë!

Me respekt,

Leave a Reply