Policia rrethon infektivën, dyshohet se ka raste të reja të vdekjes me Covid-19

0
409

Një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është vërejtur mëngjesin e sotëm pranë Klinikës Infektive të QKUK-së.

Klan Kosova ka siguruar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, ku mund të vërehet se Policia ka bllokuar hyrjet për në Infektivë.

Kjo për arsye se dyshohet se ka raste të reja të vdekjes të personave të prekur me Covid-19.

Kujtojmë se vetëm dje (04.07.2020), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus.

Leave a Reply