Policia ndalon 10 persona në Prizren, dolën pas orës 22:30

0
456
Foto: Ilustrim

Mos respektimi i masave kufizuese, përkatësisht lëvizjes së qytetarëve pas orës 22:30, i ka kushtuar me ndalim dhjetë personave në Prizren.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dhjetë personat janë ndaluar në katër raste të ndara, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë.

“Prizren 17.08.2020-01:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar lënda e rastit si më lartë pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Prizren 17.08.2020-02:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar lënda e rastit si më lartë pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Prizren 17.08.2020-23:15. Njësitet policore kanë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovarë me veturë, pasi të njëjtit ishin duke lëvizur në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 17.08.2020-23:15. Njësitet policore kanë ndaluar katër të dyshuar (dy femra dhe dy meshkuj) kosovarë me veturë, pasi të njëjtit ishin duke lëvizur në kundërshtim vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply