Policia konfiskon dy armë zjarri në Nashec të Prizrenit

0
384
Foto: Ilustrim

Organizimi i datëlindjes i ka kushtuar një banori të fshatit Nashec të Prizrenit me kontroll dhe konfiskim të një arme pneumatike nga Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit policia ka arritur të konfiskoj edhe një pistoletë me katër fishekë tek një i dyshuar tjetër pjesëmarrës në datëlindje.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pneumatike, ndërse tek i dyshuari i dytë që kishte qenë prezent aty është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishek. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe DVR i kamerave të sigurisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply