Policia arreston hasjanin që rrezikoi dasmorët në një aheng familjar

0
60
Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një person, i cili në një aheng familjar në fshatin Gjonaj ka gjuajtur me armë zjarri, duke i  rrezikuar dasmorët.

Policia në Prizren pranoj një informacion se në fshatin Gjonaj, dëgjohen krisma nga arma e zjarrit. Njësitë policore reaguan menjëherë dhe e kuptuan se në një aheng familjar të organizuar, kishte të shtëna nga arma e zjarrit.

Ekipet policore të patrullës u asistuan edhe nga njësitë e forenzikës dhe fillimisht gjeten 4 gëzhoja të shkrepura nga një armë zjarri.

Si dëshmi materiale të njëjtat u sekuestruan dhe u informua Prokurori kujdestar, ku sipas urdhrit, policia kreu kontrolle tek dasmorët dhe në automjetet e tyre.

Me ketë rast, fillimisht policia identifikoj si të dyshimtë B.M i lindur në vitin 1982, i cili u ndalua në afat prej 48 orë në mbajtje.

Gjatë intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshimti pranoi se i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri të tipit pistoletë Arex, modeli ReXzero1CP.

Në lidhje më këtë rast pistoleta e përdorur u sekuestrua.

Rasti është duke u hetuar.

Përkundër thirrjeve dhe projektit “Festo me zëmër dhe jo me armë”, persona të dyshimtë përdorin armë zjarri duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në ahengje familjare dhe qytetarët për rreth, aty ku banojnë. Policia do të reagojë fuqishëm në të gjitha rastet e paraqitura, andaj përgëzon qytetarët që raportojnë rastet e tilla, thuhet në njoftimin e DRP-së në Prizren.

Leave a Reply