Pjesa e ulët e lagjes “Dardania” dhe pjesa e sipërme e lagjes “Kurillë” mbesin pa ujë të pijes

0
494

Pjesa e ulët e lagjes “Dardania” dhe pjesa e sipërme e lagjes “Kurillë” sot kanë mbetur pa ujë të pijes, shkruan 04 Online.

Siç ka njoftuar Hidroregjioni Jugor, ndërprerja është bërë për shkak të defektit të tensionit të lartë të energjisë elektrike.

“Konsumatorë të nderuar, K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN ju njofton, se sot me datën 29.06.2020 është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për shkak të defektit të tensionit të lartë dhe pa furnizim të ujit kanë mbetur këto zona :
Pjesa e ulët e Lagjes Dardania
Pjesa e sipërme e Kurillës
Me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply