Petrit Hoxhaj i Listës “GUXO” kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e LVV-së

0
683

Për vite me radhë ishte pjesë e LDK-së, në të cilën kishte mbajtur edhe pozita të ndryshme. Por javë më parë ai ndau rrugët me këtë subjekt politik për t’iu bashkuar Listës “GUXO”.

I njohur si ndër më të afërtit e Haxhi Avdylit, ai është rreshtuar me guximtarët, ndërsa në zgjedhjet e 17 tetorit do të kërkoj besimin edhe për një mandat në listën e LVV-së në Prizren.

Bëhet fjalë për Petrit Hoxhaj, i cili në këtë garë mbanë numrin 2.

Hoxhaj nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ka thënë se rrugëtimi i tij politik do të vazhdojë me referendumin e 14 shkurtit të këtij viti, për siç ka thënë, ku së bashku Vjosa Osmani me Albin Kurtin bënë kthesën e madhe në historinë e zgjedhjeve politike në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq,

Nëpërmjet këtij postimi dua të ju informojë se rrugëtimi im politik do të vazhdojë me referendumin e 14 shkurtit 2021, ku së bashku Vjosa Osmani me Albin Kurtin bënë kthesën e madhe në historinë e zgjedhjeve politike në Kosovë.

Sot unë jam rreshtuar po në këtë vijë politike që ta vazhdojmë së bashku këtë edhe për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes së Lëvizjes VETVENDOSJE në Prizren.

Të nderuar miq, kam qenë asambleist për 4 vite dhe kam qenë zëri I gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit pa dallim kombësie, etnie apo feje, kam ngritur shumë kërkesa e shqetësime të qytetarëve në Kuvendin Komunal të Prizrenit dhe jam munduar të bëjë zgjidhje për këto probleme.

Unë nuk do të ndalem, do të kërkojë edhe për 4 vite besimin tuaj, por ju do të jeni ata të cilët do të vlerësoni punën time gjatë 4 viteve të kaluara.

I juaji PETRITI ❤

Leave a Reply