Petkoviq takon patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, pretendojnë se kishat në Kosovë po sulmohen

0
381

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është takuar dje me patriarkun serb Porfirio  lidhur me situatën në Kosovë dhe mbrojtjen e rinovimin e kishave ortodokse serbe, raporton Gazeta Express.

Petar Petkoviq ka thënë se një numër i madh i kishave serbe në Kosovë kanë qenë të ekspozuara nga “sulmet dhe përdhosjet”

“Sulmet në tempujt tanë janë të drejtuara tek dëbimi i serbëve nga vendet tona qindra vjeçare, duke fshirë të kaluarën dhe shpirtëroren, në mënyrë që të shkatërrojnë çdo gjurmë të historisë së popullit serb”, tha Petkoviq.

Petkoviq dhe patriarku Porfirio kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e ngushtë mes Kishës Ortodokse Serbe dhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë lidhur me renovimin e kishtës së dëmtuar në Prizren.

Petkoviq ka informuar patriarkun për procesin e imunizimit kundër COVID-19 të serbëve në Kosovë dhe organizimin nga Zyra e tij për të lehtësuar procesin e vaksinimit të tyre.

Leave a Reply