Përurohet projekti për terrenet sportive në lagjen “11 Marsi”

0
46

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ehat Oreshka, dhe zyrtarë të tjerë komunalë, sot kanë bërë përurimin e projektit për terrenet sportive në lagjen “11 Marsi”, përkatësisht pranë shkollës “Lekë Dukagjini”, njofton Komuna e Prizrenit përcjell 04 Online.

“Në këtë hapësirë është bërë ndërtimi i një terreni multifunksional për futboll, basketboll, volejboll dhe hendboll, si dhe dy terrene për tenis. Krahas kësaj janë ndërtuar edhe tribunat, rrethojat, zhveshtoret dhe ndriçimi.

Shuma totale e projektit është 120 mijë euro, e realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply