Përleshje në një lokal në Prizren

0
523

Pasditen e së shtunës është menaxheri i një lokali në Prizren është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, pasi dy persona ishin përleshur mes veti, teksa menaxheri kishte ndërhyrë për t’i ndërmjetësuar e që njëri nga të dyshuarit e kishte goditur në hundë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka njoftuar se të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, e që rasti është nën hetime.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 08.02.2021-17:00. Viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal Prizren pasi që i njëjti deri sa ka qenë duke punuar si menaxher në një lokal, dy te dyshuar meshkuj deri me tani të panjohur ishin përleshur në mes veti , ndërsa viktima kishte ndërhyrë për t’i ndërmjetësuar me ç’ rast njëri prej te dyshuarve e kishte goditur në hundë. Te dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.

Leave a Reply