Përfundon procesi i dezinsektimit dhe deratizimit në qytetin e Prizrenit dhe në zonat periferike

0
539

Në fund të muajit gusht ka filluar procesi i dezinsektimit dhe deratizimit në qytetin e Prizrenit, si masa parandaluese të infekimit nga insektet e ndryshme e minjtë, dhe si i tillë ai ka përfunduar mbrëmë me dezinsektimin e Parkut të Qytetit.

Komuna e Prizrenit ka bërë kontraktimin e kompanisë të njohur në këtë fushë, “Zona Park”, e cila në kohë rekord ka bërë dezinsektimin dhe deratizimin e qytetit, zonave periferike dhe kanalizimeve.

Në procesin e dezinsektimit dhe deratizimit që ka përfunduar mbrëmë si projekt me dezinsektimin e Parkut të Qytetit, kompania “Zona Park” ka bërë me dije se gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë.

Si rrjedhojë, në kuadër të këtij projekti është bërë deratizimi i ndërtesave kolektive, deratizimi i kanalizimit të qytetit, deratizimi dhe dezinfektimi i strehimoreve, dezinsektimi i Parkut të Qytetit, dezinsektimi i Lumbardhit, dezinsektimi i varrezave dhe disa lokacioneve tjera.

Komuna e Prizrenit dhe kompania “Zona Park” paraprakisht kanë bërë njoftimet për fillimin e këtij procesi, dhe rrjedhimisht kanë njoftuar edhe për përfundimin e secilit veç e veç sipas planit të paraparë në projekt./04 Online

Leave a Reply