Përfundon deratizimi i rrugëve të Prizrenit, nesër bëhet deratizimi i banesave kolektive

0
687

Pas fazës së dezinsektimit, ka përfunduar edhe faza e deratizimit të qytetit dhe zonave periferike në Prizren.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se pritet të filloj edhe deratizimi i banesave kolektive.

“Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar me projektin për deratizimin e qytetit, me anë të cilit bëhet trajtimi kundër brejtësve në 910 puseta, të cilat gjenden në rrugët kryesore dhe rrugët periferike të qytetit.

Pas përfundimit të rrugëve do të bëhet edhe deratizimi i banesave kolektive”, thuhet në njoftim, transmeton 04 Online.

Nga ana tjetër, edhe “Zona Park”, kompani e kontraktuar për dezinsektimin dhe deratizimin e Prizrenit ka njoftuar se procesi i deratizimit në ndërtesat kolektive do të filloj nesër (28.08.2020) duke filluar nga ora 08:00.
“Përmes kësaj shkrese ju njoftojmë se deratizimi i ndërtesave kolektive do të filloj nesër me dt. 28.08.2020 duke filluar nga ora 08:00.
Plani dhe ecuria e punëve do të vazhdoj njësoj sikur vitin e kaluar”, njofton “Zona Park”./04 Online

Leave a Reply